Kreu i ri i PD-së, në garë katër emra

Kreu i ri i PD-së, në garë katër emra

Partia Demokratike mblodhi sot rreth orës 13:00 kryesinë e saj për shqyrtuar kandidaturat për kreun e ri. Ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha prezantoi katër kandidaturat, të cilat sipas tij, plotësojnë kushtet për të drejtuar PD-në. “Kam kënaqësinë t’ju them se kandidaturat që plotësojnë kriteret janë katër: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, anëtari i kryesisë së

Partia Demokratike mblodhi sot rreth orës 13:00 kryesinë e saj për shqyrtuar kandidaturat për kreun e ri. Ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha prezantoi katër kandidaturat, të cilat sipas tij, plotësojnë kushtet për të drejtuar PD-në.

“Kam kënaqësinë t’ju them se kandidaturat që plotësojnë kriteret janë katër: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, anëtari i kryesisë së PD, z Lulzim Basha. Nuk besoj se ka nevojë të ndalem në renditje e cv-së së tij,  se anëtarësia duhet ta botojë nesër në gazetën e partisë. Sokol Olldashi, ministri i punëve publike.  Por që plotësojnë kushtet janë dhe 2 të tjerë: Astrit Sinanaj, që është anëtar i PD-së, dega Fier, dhe kandidatura e katërt që ka paraqitur dokumentet është Sokol Prekpaja, dega Tiranë e PD-së”, tha Berisha.

“PD-ja ka potencialin më të madh sot se kurrë në historinë e saj për t’u bërë pushteti moral i vendit. Ajo duhet të jetë e vetëdijshme në çdo qelizë të saj për domosdoshmërinë jetike si opozitë e sigurt,  që ecën e drejt fitores së radhës. Pikërisht, në këtë kuadër, evenimenti më i rëndësishëm është gara për lidershipin e ri”, tha ndër të tjera ai.

Ndërkohë njoftoi se ai qe do te zgjidhet nga anëtaresia e PD, atij do t’i jepet drita jeshile te propozoje forumet, ekipin qe ai mendon se i çon me shpejt ne pushtet.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar