Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka reaguar për sa i përket situatës të tritolit në Shqipëri. Sot gjatë një deklarate për shtyp Spahiu u shpreh se Shqipëria po qeveristet nga gangsterë me kollare. Ai shtoi se në parlamentin Shqiptar janë 30 deputetë që kanë precedentë penale në Europë. “Rilindja më shumë vrasje
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka reaguar për sa i përket situatës të tritolit në Shqipëri. Sot gjatë një deklarate për shtyp Spahiu u shpreh se Shqipëria po qeveristet nga gangsterë me kollare. Ai shtoi se në parlamentin Shqiptar janë 30 deputetë që kanë precedentë penale në Europë.
“Rilindja më shumë vrasje se vende pune. Republika e tritolit nuk qeveriset nga ligji por dhuna. Kuvendi nuk përbëhet nga elita por llumi i shoqërisë. Policia paragjykon çdo vrasje për motivet dhe banalizon çdo atentat duke gënjyer për shkaqet. Populli të rilindë duke e grisur ketë faqe të zezë.” Është shprehur Spahiu.
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *