Krerët e qeverisë festojnë bashkë me fëmijët 1 Qershorin

Dita ndërkombëtare e 1 Qeshorit, ka shkëputur vëmendjen e krerëve të politikës nga fushata zgjedhore. Në një aktivitet të zhvilluar tek Muzeu Kombëtar për fëmijët të grupmoshave, problematikave dhe rretheve të ndryshme të vendit ishin të pranishëm kryeministri Sali Berisha, zonja Liri Berisha, zonja Nishani dhe Ministra të kabinetit qeveritar.  Duke i uruar festën, Berisha

Dita ndërkombëtare e 1 Qeshorit, ka shkëputur vëmendjen e krerëve të politikës nga fushata zgjedhore. Në një aktivitet të zhvilluar tek Muzeu Kombëtar për fëmijët të grupmoshave, problematikave dhe rretheve të ndryshme të vendit ishin të pranishëm kryeministri Sali Berisha, zonja Liri Berisha, zonja Nishani dhe Ministra të kabinetit qeveritar.  Duke i uruar festën, Berisha theksoi se angazhimi i qeverisë duhet të jetë gjithnjë e më i madh.

“Të urojmë fëmijët, të cilët me një përpjekje titanike bëjnë gjithcka për t’i marrë jetës atë që u takon. Ju urojmë shumë shëndet dhe gëzime. Të bëjmë gjithnjë e më tepër për ta që të kenë cilësi arsimi më të mirë, jetë më të mirë. Do bëjmë gjithçka që ata të arrijnë sa më shumë në përpjekjen e tyre për një jetë normale. Hapa seriozë janë marrë, por hapa të tjetër të rëndësishëm do merren, angazhimi i qeverisë dhe shoqërisë do jetë gjithnjë e më i madh,” tha Berisha

Zonja Liri Brisha në fjalën e saj i ftoi të pranishmit në këtë aktivitet të solidarizohen me këtë grup fëmijësh, të cilët i dhuruan piktura, viztimedhe punime me dorë të përgatitura nga vetë ato.

“Qofshi të gjithë të lumtur, ju jeni gazi dhe lumturia e çdo prindi. Kemi fëmijë nga komunitete të ndryshme. Kanë ngritur një ekspozitë që kërkon solidaritetin tuaj, ku kanë derdhur në piktura dhe punë dore shpirtin dhe energjinë e tyre. Çdo punë e këtyre fëmijëve është në vetëvete një botë dhe një ëndërr e tyre, me rëndësi është që kur të shikojmë ekspozitën të kuptojmë punën e tyre, duhet ti ndihmojmë këta fëmijë,” u shpreh zonja Berisha

Nga na tjetër, kreu i opozitës ishte i pranishëm në shtëpinë e fëmijëve në qytetin e Vlorë. Ndërsa ka shpërndarë dhurata për fëmijët jetim, Rama i ka premtuar më shumë vëmendje dhe mbështetje për të ardhmen.

/Rovena Dupi/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar