Krerët diplomatikë në Tiranë urojnë Bashën për fitoren

Krerët diplomatikë në Tiranë urojnë Bashën për fitoren

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu i ka shprehur Lulzim Bashes urimet e tij për postin e ri si kreu i Partise Demokratike.  Arvizu gjithashtu përmendi që disa njerëz kanë ngritur pikëpyetje se sa efektiv dhe transparent ishte procesi i  votimit. “Ne i urojmë gjithë të mirat.  Mendoj se, që një demokraci

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu i ka shprehur Lulzim Bashes urimet e tij për postin e ri si kreu i Partise Demokratike.  Arvizu gjithashtu përmendi që disa njerëz kanë ngritur pikëpyetje se sa efektiv dhe transparent ishte procesi i  votimit.

“Ne i urojmë gjithë të mirat.  Mendoj se, që një demokraci të jetë funksionale, duhet të ketë një opozitë të fortë, sikurse në këtë rast, kur PD-ja do të jetë në opozitë. Disa njerëz kanë ngritur pikëpyetje se sa efektiv dhe transparent ishte procesi i votimit. Janë pikërisht këta njerëz, të cilët e kuptojnë më mirë procesin, se sa unë. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo përbën një çështje të brëndshme të PD-së dhe jane ata, që duhen të merren me këto çështje të brëndshme, në mënyrën që e gjykojnë të drejtë. Ne i urojmë zotit Basha fat. Me kënaqësi pres të punoj me të, sikurse edhe me zotin Olldashi”, tha Aleksandër Arvizu, Ambasador i SHBA-ve n ë Tiranë.

Gjithashtu edhe Ettore Sequi, kreu i Bashkimit Europian ne Tiranë ka shprehur urimet e tij duke vlerësuar personalitetin e Bashës si politikan.

“I uroj kryetarit të ri suksese. Mendoj se e pret shumë punë përpara. Ai është një njeri me të gjitha mundësitë. Personalisht nuk parapëlqej t’i jap sugjerime të tjerëve. Zoti Basha i di gjërat më mirë se unë, se çfarë duhet të bëjë”, tha Sequi.
Ndërkaq që  Masimo Gaiani, Ambasador i Italisë, në Tiranë u ndal tek transparenca e procesit dhe shprehu bindjen se ky do të jetë një fillim i ri për PD-në.

Duket se ishte një proces i drejtpërdrejtë me një rezultat të qartë. Mendoj se është një fillim i mirë, me një fytyrë të re në PD, pa harruar se çfarë vështirësish janë duke lënë prapa demokratët. Një prej sfidave të para të zotit Basha është mbajtja e partisë të bashkuar dhe natyrisht për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh  Gaiani.

 

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar