Kreditet kusht për gjimnazistët për të kaluar vitin

Kreditet kusht për gjimnazistët për të kaluar vitin

Kreditet e fituara nga gjimnazistët gjatë vitit shkollor, duke kaluar në të gjitha provimet, por edhe duke ndjekur orët shtesë, janë kusht për të kaluar në vitet pasardhëse. Kreditet e marra nga ndjekja e lëndëve bërthamë dhe atyre me zgjedhje shërbejnë edhe për llogaritjen e mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme. Sipas specialistëve të

Kreditet e fituara nga gjimnazistët gjatë vitit shkollor, duke kaluar në të gjitha provimet, por edhe duke ndjekur orët shtesë, janë kusht për të kaluar në vitet pasardhëse.

Kreditet e marra nga ndjekja e lëndëve bërthamë dhe atyre me zgjedhje shërbejnë edhe për llogaritjen e mesatares së përgjithshme të shkollës së mesme. Sipas specialistëve të Institutit të Zhvillimit të Arsimit, vlerësimi i ri konsiston në përdorimin e një formule të re. Ajo merr në konsideratë vlerësimin me gojë, atë me shkrim, si dhe projektet kurrikulare.

Përkatësisht, për secilën prej tyre është  vendosur raporti 40 %, 50 % dhe 10 % që përbëjnë projektet kurrikulare. Nisur nga një llogaritje e thjeshtë, për të kaluar nga klasa e 10-të në atë të 11-të apo 12-të, grumbullimi total i krediteve duhet të jetë 24, në të kundërt kalimi në vitin pasardhës nuk do të jetë i mundur.

Kreditet

Kreditet e lëndës jepen me anë të formulës që përcakton numrin e orëve vjetore të një lënde dhe numrin e javëve të vitit shkollor përkatës. Numri minimal i krediteve që duhet te sigurojë një gjimnazist është 90, ndërsa numri maksimal i krediteve është 96.

Nga 90 kreditet, 73 kredite i përkasin kurrikulës bërthamë dhe 17 kredite i përkasin kurrikulës me zgjedhje. Numri i krediteve të kurrikulës me zgjedhje të detyruar është nga 10 deri ne 12, kurse i kurrikulës me zgjedhje të lirë është nga 5 deri në 7.

/Muzafere Dema/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar