Kreditë në lekë bien interesat

Kreditë në lekë bien interesat

Interesat e kredive në lekë kanë pësuar rënie të lehtë gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për muajin Maj interesi mesatar i kredive në lekë ishte 11.1%,  nga 11.3% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa interesi mesatar i thjeshtë i kredive të reja

Interesat e kredive në lekë kanë pësuar rënie të lehtë gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për muajin Maj interesi mesatar i kredive në lekë ishte 11.1%,  nga 11.3% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa interesi mesatar i thjeshtë i kredive të reja për pesë muajt e parë të vitit ishte 10.94%,  nga 11.42% që ishte për të njëjtën periudhë të vitit 2012-të.

Sipas BSH-së, për muajin Maj, interesi mesatar i depozitave te reja 12 mujore ishte 5.1%, nga 5.7% që ishte një vit me parë. ndërsa interesi mesatar i depozitave 12 mujore për pesë muajt e parë të vitit ishte 5.18%, nga 5.68% që kishte qenë në pesë muajt e parë të vitit të kaluar.

Këto të dhëna tregojnë se politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë ka pasur një ndikim në çmimet e depozitave dhe të kredive në monedhën vendase. Për depozitat është konkurrenca mes bankave, që i mban normat e interesit ende relativisht të larta.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar