Kreditë e këqija arrijnë në 24 %

Kreditë e këqija arrijnë në 24 %

Rritja e kredive të këqija mbetet një ndër problemet kryesore në sektorin bankar shqiptar.  Nga statistikat e fundit të Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë tremujorit të parë të këtij viti niveli i kredive të këqija ka arritur në 24 për qind, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar që  shënonte 22,76 për

Rritja e kredive të këqija mbetet një ndër problemet kryesore në sektorin bankar shqiptar.  Nga statistikat e fundit të Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë tremujorit të parë të këtij viti niveli i kredive të këqija ka arritur në 24 për qind, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar që  shënonte 22,76 për qind.

Banka e Shqipërisë ka imponuar rritjen e provigjioneve nga 13.57 për qind që ishte në fund të vitit 2012, në 14.38 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.

Kreditë e konsoliduara të humbura për tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishin 7.70 ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti arritën në 7.96 për qind.

Kreditë e  dyshimta kanë shënuar dhe rritjen më të madhe, nga 5.23 për qind që ishte, deri në  fund të marsit arriti në 6.32 për qind.

Ndërkaq, kategoria e huave nënstandarde është edhe kategoria që ka pasur situatën më të mirë, duke shënuar ulje nga 9.83 në 9.71 për qind në fund të marsit.

Banka e Shqipërisë ka bërë me dije se rritja e kredisë me problem është dhe një nga arsyet se pse ajo ka stopuar edhe kreditimin.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar