Kredia për biznesin, ulet në 36%

Kredia për biznesin, ulet në 36%

Buxheti i investimeve i paraqitur nga Ministria e Financave për vitin 2013 është më i reduktuar, ndërkohë ministri i Financave ka shprehur se pret më shumë stimul nga investiet private, biznesi, se sa nga shteti. Sipas tij, ka ardhur koha që biznesi privat të jetë sektori ku ekonomia të mbajë ritmet e rritjes, pasi shteti

Buxheti i investimeve i paraqitur nga Ministria e Financave për vitin 2013 është më i reduktuar, ndërkohë ministri i Financave ka shprehur se pret më shumë stimul nga investiet private, biznesi, se sa nga shteti. Sipas tij, ka ardhur koha që biznesi privat të jetë sektori ku ekonomia të mbajë ritmet e rritjes, pasi shteti nuk mund të ishte në të njëjtën linjë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për biznesin për katër muajt e parë të vitit ishte 45.2 miliardë lekë, me një rënie prej 36 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të gjithë sektorët ekonomikë me përjashtim të sektorit të energjitikës janë prekur nga tkurrja e kreditimit. Sektori me peshën më të lartë në kredinë bankare për biznesin, Tregtia ka pësuar një përgjysmim të sasisë së kredisë së re gjatë katër muajve të përë të vitit edhe kredia e re për ndërtim ka pësuar rënie afro 39% me bazë vjetore për 4-mujorin. Rënie  kanë pësuar edhe sektori i industrisë përpunuese me rreth 25%, kredia për industrinë nxjerrëse me 78% dhe kredia e re për buqësinë me 13%.

Krahas problemeve të ekonomisë reale ekspertët e bankave besojnë se dobësia e kredisë për biznesin lidhet me një dozë pasigurie që përcjellin zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tyre, kalimi i zgjedhjeve dhe hyrja në fuqi e paketës së masave nxitëse të Bankës së Shqipërisë janë faktorë që nxisin një optimizëm të lehtë për ritme më të larta të kreditimit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar