Krasniqi: Të bëhet e qartë ç’është krimi ndaj njerëzimit !

Krasniqi: Të bëhet e qartë  ç’është  krimi ndaj njerëzimit !

  Gjykimi që po u bëhet ish-pjesëtarëve të UÇK-së është i padrejtë. Kështu ka deklaruar kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ditën e sotme.  Ai ka thënë se krimet e luftës nuk mund të gjykohen kështu dhe se ka disa standarde që në Kosovë nuk po respektohen. Sipas tij, është e padrejtë që ish pjesëtarët e UÇK-së të

 

Gjykimi që po u bëhet ish-pjesëtarëve të UÇK-së është i padrejtë. Kështu ka deklaruar kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ditën e sotme.  Ai ka thënë se krimet e luftës nuk mund të gjykohen kështu dhe se ka disa standarde që në Kosovë nuk po respektohen. Sipas tij, është e padrejtë që ish pjesëtarët e UÇK-së të ndiqen për krime lufte.

“Unë konsideroj që kjo që po ndodh në Kosovë nuk është krejt në standardet që ekzistojnë për vlerësimin e asaj se çka është krim lufte dhe se çka është krim ndaj njerëzimit, megjithatë drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet qoftë për pafajësi qoftë për fajësi”,- tha Krasniqi.

Në lidhje me pikën për amnistinë e marrëveshjes Prishtinë- Beograd, kryeparlamentari tha se kjo marrëveshje do te trajtohet në seancë parlamentare.

 

 

/ Romina Qama /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar