Krasniqi dhe Limaj refuzojnë ftesën e PDK-së

  Krerët e PDK-së po përpiqen të shpëtojnë partinë nga ndarja, pas lajmit se Limaj dhe Krasniqi mund të angazhohen në krijimin e një partie të re. Pjesë e kësaj partie mund të jenë të gjithë  të pakënaqurit e tjerë në PDK, fakt që con në përcarjen e mëtejshme në radhët e PDK-së aktuale. Sinjalet për pajtim mes themeluesve të kësaj partie, i ka deklaruar zv.kryeministri, Hajredin Kuçi në një intervistë televizive para pak ditësh. Ai theksoi se Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj e kanë derën hapur për t’u rikther në pozitat e mëparshme, ku Krasniqi ka qenë sekretar i përgjithshëm, ndërsa Limaj nënkryetar. Mësohet se është duke u planifikuar një takim Thaçi-Limaj, për ta shpjeguar në terësi situatën e krijuar, pas çarjeve që kanë ndodhur mes tyre. Ndërka, sipas burime pranë agjencisë INA, brenda këtij muaji do të shpallet formimi i partisë së re nga Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.  Ata, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të enjten kanë vendosur për themelimin e subjektit të ri politik. “Janë bërë përgatitjet e para dhe se lider i subjektit të ri do të jetë kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ndërsa në radhët e partisë së re do të aderojnë politikanë të njohur të skenës politike, akademikë dhe personalitete tjera publike dhe nga baza e partive tjera”, theksoi për INA, një nga nismëtarët për themelimin e subjektit të ri. Gjithashtu pritet edhe publikimi i emrit të ri të partisë. Ky subjekt i ri do të nis menjëherë parapërgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen nga mesi i vitit të ardhshëm. Limaj dhe Krasniqi kanë refuzuar ftesën e PDK-së për t’u rikthyer sërish në radhët e saj, pasi që janë bashkëthemeluesit kryesor. /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar