KQZ: Zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit nën monitorimin e kamerave regjistruese

KQZ: Zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit nën monitorimin e kamerave regjistruese

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në zgjedhjet e pjesëshme të 1 shtatorit. Këto zgjedhje të pjesëshme për kryetarë komune do të mbahen në komunën Rrethina të qarkut Shkodër si dhe në komunën Dardhas  të qarkut Korçë. Ky

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në zgjedhjet e pjesëshme të 1 shtatorit.

Këto zgjedhje të pjesëshme për kryetarë komune do të mbahen në komunën Rrethina të qarkut Shkodër si dhe në komunën Dardhas  të qarkut Korçë.

Ky proces është përdorur edhe në zgjedhjet pararendëse dhe tashmë KQZ i disponon pajisjet kryesore të nevojshme për realizimin e tij, ndërkohë që në mbledhjen e të enjtes KQZ-ja miratoi edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Sipas ekspertëve, kjo praktikë i shërben transparencës dhe i vjen në ndihmë grupeve të numërimit, ndërsa nga ana e ZAZ-ve përkatëse janë marrë masat që ky proces të realizohet konform me ligjin.

Shqetësim për KQZ mbetet mospropozimi i anëtarëve për komisionet e qëndrave të votimit nga ana e partive politike.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar