Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi dje procecesin mbi ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rinumërim të qendrave të votimit në qarkun e Kukësit. Kërkesa për rinumërimin e votave në qarkun e Kukësit do të shqyrtohet nga nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj, i cili është përgjiegjës për ankesën e kërkuar nga
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi dje procecesin mbi ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rinumërim të qendrave të votimit në qarkun e Kukësit.
Kërkesa për rinumërimin e votave në qarkun e Kukësit do të shqyrtohet nga nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj, i cili është përgjiegjës për ankesën e kërkuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në bazë të Kodit Zgjedhor, kërkesa ankimore e një subjekti zgjedhor duhet të shqyrtohet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit, ankimime që pritet të shqyrtohen sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho, ka deklaruar se mandati në favor të LSI-së në qarkun e Kukësit lëviz për 15 vota dhe nga administrimi i pamjeve filmike janë hasur manipulime.
Për këtë arsye kërkohet rinumërimi i kutive edhe i qytetit të Tropojës.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *