KQZ-ja shtyhen rezultati për Durrësin dhe Shkodrën

KQZ-ja shtyhen rezultati për Durrësin dhe Shkodrën

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e enjte,  nxjerrjen e rezultatit për zonat zgjedhore në qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës, me kërkesë të përfaqësuesit ligjor të PD-së, Njazi Kosovrasti. Kosovrasti që në fillim të mbledhjes kërkoi shtyrjen me 24 orë të nxjerrjes së rezultatit për Durrësin dhe Shkodrën, me arsyetimin se materiali ishte

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e enjte,  nxjerrjen e rezultatit për zonat zgjedhore në qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës, me kërkesë të përfaqësuesit ligjor të PD-së, Njazi Kosovrasti.

Kosovrasti që në fillim të mbledhjes kërkoi shtyrjen me 24 orë të nxjerrjes së rezultatit për Durrësin dhe Shkodrën, me arsyetimin se materiali ishte shumë voluminoz dhe duhet më shumë kohë për shqyrtimin e tij.

Ndërkohë, KQZ-ja miratoi tabelën përfundimtare të rezultateve për qarkun e Fierit, vendosi gjithashtu të shtyjë dhe shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga PD-ja dhe përfaqësuesi i saj në KQZ, me objekt kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.18 (qarku Vlorë) për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të komunës Sevaster.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar