KQZ nis sot rinumërimin e votave në Lezhë

KQZ nis sot rinumërimin e votave në Lezhë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nisë sot rinumërimin e votave në qarkun Lezhë. Rinumërimi i votave do të bëhet nga tetë grupe numërimi, me nga dy anëtarë. KQZ ka rënë dakord që 248 kutitë e votimit të Lezhës të sillen në ambientet e KQZ-së nga magazinat e Lundrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa është

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nisë sot rinumërimin e votave në qarkun Lezhë.

Rinumërimi i votave do të bëhet nga tetë grupe numërimi, me nga dy anëtarë. KQZ ka rënë dakord që 248 kutitë e votimit të Lezhës të sillen në ambientet e KQZ-së nga magazinat e Lundrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa është parashikuar që çdo ditë të numërohen rreth 80 kuti.

Përfaqësuesit e partive politike do të kenë nga një vëzhgues gjatë procesit të numërimit. Ndërkohë, gjatë debatit për këtë çështje ata shprehën dyshime se vendimi i KQZ-së nuk ka bazë ligjore dhe cënon integritetin e kutive të votimit.

Gjithashtu,dje KQZ vendosi për rinumërim të votave edhe në qarkun e Shkodrës, pas kërkesës ankimore të Partisë Republikane, që pretendon se mandati i është marrë nga demokratët.

Pas miratimit një ditë më parë të vendimit për thellimin e hetimit administrativ në këtë qark, KQZ përcaktoi rregullat që do ndiqen për hapjen e kutive.
Vendimi për hapjen e kutive në Lezhë vjen një ditë pas miratimit të vendimit për thellimin e hetimit administrativ në këtë qark.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar