KQZ miraton tabelat për Tiranën dhe Gjirokastrën

KQZ miraton tabelat për Tiranën dhe Gjirokastrën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi, me katër votat e anëtarëve të pranishëm, nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore të qarkut të Tiranës.  Kjo zonë zgjedhore ka 18 ZAZ, me 1422 qendra votimi dhe me 785.076 zgjedhës. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, pretendoi për një mospërputhje të numrit të votave të fituara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi, me katër votat e anëtarëve të pranishëm, nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore të qarkut të Tiranës.  Kjo zonë zgjedhore ka 18 ZAZ, me 1422 qendra votimi dhe me 785.076 zgjedhës.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, pretendoi për një mospërputhje të numrit të votave të fituara nga PD-ja me numrin e votave të pasqyruar në aktin përfundimtar të Komisionit, por pas kryerjes së verifikimeve dhe korrigjimeve përkatëse, KQZ miratoi tabelën e rezultateve për këtë qark.

32 mandatet e qarkut Tiranë në zgjedhjet e 23 qershorit  u ndanë në: 19 mandate për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe 13 mandate për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.

Gjithashtu, KQZ-ja ka miratuar dhe tabelat përmbledhëse të rezultateve për zonën zgjedhore të qarkut Gjirokastër, ndërkohë pritet  që nesër të dalin rezultatet për qarkun e fundit, atë të Lezhës.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar