KQZ merr vendime dhe masa për zgjedhjet e pjeshme të 1 shtatorit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi  me 4 vota pro Projektvendimin “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-vë, KQV-ve dhe GNV-ve për zgjedhjet për kryetar të komuniës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat,Qarku Shkodër .Zgjedhjet do të zhvillohen më datë 01.09.2013

KQZ miratoi edhe Projektvendimin “Për emërimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të KZAZ-së nr. 2, Qarku Shkodër dhe KZAZ-së nr.73, Qarku Korçë, zgjedhje  të do të zhvillohen më datë 01.09.2013.

Në kuadër të miratimeve KQZ miratoi Projektvendimin “Për lirimin dhe emërimin e sekretarit të KZAZ-së nr.2, të disa anëtarëve të KZAZ-së nr.2 dhe KZAZ-së nr.73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013”.

Gjithashtu KQZ Caktoi masën e shpërblimit në vlerën 25 000 lekë për kryetarin dhe zv/kryetarin e KZAZ-së, 20000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së, 4000 lekë për kryetarin e KQV-së, 3500 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së dhe 5000 lekë për anëtarët e Grupit të Numërimit.

/Rabihana Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here