KQZ: Kallzim penal ndaj anëtarëve të KZAZ-së nr.13 në Lezhë

KQZ: Kallzim penal ndaj anëtarëve të KZAZ-së nr.13 në Lezhë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vendimin e saj të fundit ka vendosur të çojë ndjekje penale, kryetarët dhe anëtarët e KZAZ-së nr.13 të Lezhës për abuzimet me numërimin e votave në zgjedhjet e 23 qershorit. KQZ ka kërkuar si masë ndëshkuese për anëtarët e komisioneve që kanë bërë sheklje të ndiqen penalisht dhe të mos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vendimin e saj të fundit ka vendosur të çojë ndjekje penale, kryetarët dhe anëtarët e KZAZ-së nr.13 të Lezhës për abuzimet me numërimin e votave në zgjedhjet e 23 qershorit.

KQZ ka kërkuar si masë ndëshkuese për anëtarët e komisioneve që kanë bërë sheklje të ndiqen penalisht dhe të mos jenë më anëtarë në zgjedhje të reja.

Klement Zguri anëtari i KQZ-së ka kërkuar që jo vetëm numëruesit, por edhe vëzhguesit sëbashku me përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore duhen penalizuar.

“Kolegji jep një lloj amnistie, numëron votat. Veprimi i tij ishte i kundraligjshëm nga një vendimi që u mor nga një strukturë tjetër. Pra, sistemi mbetet korruptim”, tha Zguri.

Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot vendimin për regjistrimin e subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet vendore që do të mbahen në datën 1 shtator në komunat Dardhas të qarkut të Korçës si dhe në komunën Rrethinë në qarkun e Shkodrës.

Krerët e komunave do të jenë përfaqësues të Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat do të garojnë së bashku si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”  si dhe “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Gjithashtu KQZ miratoi sot edhe modelin e fletës së votimit e cila do të përdoret në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas në Korçë dhe për kryetarin e komunës Rrethina në Shkodër.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar