KQZ, ende pa një datë për zyrtarizimin e rezultatit të zgjedhjeve

KQZ, ende pa një datë për zyrtarizimin e rezultatit të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një ditë të pëcaktuar se kur do të bëjë shpalljen e rezultateve zyrtare edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare. Pranë këtij institucioni vijojnë të mbërrijnë proceverbalet me tabelat e rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ në vendin tonë. Edhe pse pjesa më e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një ditë të pëcaktuar se kur do të bëjë shpalljen e rezultateve zyrtare edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare.

Pranë këtij institucioni vijojnë të mbërrijnë proceverbalet me tabelat e rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ në vendin tonë. Edhe pse pjesa më e madhe e KZAZ-ve e kanë përfunduar procedurën e protokollimit të këtyre tabelave, ka ende disa të tjera që nuk e kanë përmbyllur procesin.

KQZ njofton se rezultati zyrtar do të shpallet pasi pranë këtij institucioni të jenë dorëzuar të gjithë procesverbalet. Ndërsa sot në orën 13:00 ka nisur shqyrtimi i disa ankimimeve.

Ankimi i parë ka të bëjë me KZAZ nr.42, ku janë bërë gabime në sistem, në hedhjen e të dhënave. Qëndra e votimit nr/ 2171 dhe qëndra e votimit nr. 2176 kanë pasaktësi në hedhjen e të dhënave në bazën elektronike. Edhe nga KZAZ nr.38, ka ankesa pasi komisioni shprehet se është kryer transmetimi në qëndrën e bazës së të dhënave me invers, në të kundërt. Por,nga verifikimi i bërë nga administrate, kjo nuk qëndron.

Ndërsa ankimi i dytë vinte nga KZAZ-ja e Kukësit. Ankimimi i tretë ka të bëjë me PBDNJ-në e cila kërkon rinumërimin e 2 kutive të votimit në Sarandë.

Megjithatë, duhet theksuar se e parë në kontekstin historik ky është procesi me numrin e ankimimeve më të vogë. KQZ pritet që të shpallë rezultatin zyrtar pas mbylljes së këtyre ankimimeve.

Ndërkohë që çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve pritet të bëhet nga Kolegji Zgjedhor, pasi ky vendim duhet të merret nga KQZ me një shumicë të cilësuar, prej pesë votash.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar