Kovaçi një zanat drejt zhdukjes/ Njihuni me korçarin që prej 3 dekadash punon me mjeshtëri hekurin

Kovaçi një zanat drejt zhdukjes/ Njihuni me korçarin që prej 3 dekadash punon me mjeshtëri hekurin

Edhe pse teknologjia po përparon me hapa të shpejtë, puna me dorë pak nga pak po fillon që të zëvendësohet me atë të mjeteve mekanike. Korça njihet për njerëzit punëtorë, dhe fushën e madhe ku prodhohen mjaft produkte nga bujqit vendas. Puna në fushë ka qenë mjaft e lidhur me profesione të tjera e një

Edhe pse teknologjia po përparon me hapa të shpejtë, puna me dorë pak nga pak po fillon që të zëvendësohet me atë të mjeteve mekanike. Korça njihet për njerëzit punëtorë, dhe fushën e madhe ku prodhohen mjaft produkte nga bujqit vendas. Puna në fushë ka qenë mjaft e lidhur me profesione të tjera e një ndër to është edhe ai i kovaçit. Profesionistët e këtij zanati tashmë në vendin tonë janë shumë pak dhe mundtë numërohen dhe me gishta.

Njëri prej tyre është edhe Skënder Kovaçi, nga fshati Rëmbec në zonën e Maliqit. Gjatë një interviste  me Kovaçin ai na ka treguar më tëpër rreth profesionit të tij.

Kush jua ka trashëguar këtë profesion dhe në cilën moshë keni arritur që ta mësonit?

Zanatin e kovaçit në këtë profesion që unë po punoj edhe sot e kësaj dite e kam të trashëguar nga gjyshi. Ai ka jetuar më parë në Janinë, më pas ka ardhur në Leskovik dhe si përfundim erdhëm në Korçë. Në atë kohë nuk ka pasur zanatçinj dhe e marrin gjyshin, pasi ai e kishte ushtruar këtë profesion edhe më parë. Tregu në atë kohë ka pasur shumë nevojë për këtë punë, pasi ishin kooperativat dhe çdo kujt I duheshin mjete bujqësore si kultivatrorë, drapërinj, sëpata etj. Fillimisht  këtë profesion e mori babai dhe më pas më kaloi mua. Unë kam filluar që të punoj që në moshën 12 vjeçare.

A përfitoni shumë të ardhura nga kjo punë dhe çfarë ju shtyn që të zhvilloni ende këtë profesion ?

Çdo zanat ka vështirësitë e veta kush më shumë e kush më pak. Kjo punë atij që nuk e ka pasion I duket e vështirë, ai që e ka pasion nuk e ka.

Si zanat në qoftë se flasim për vitet e kaluara ka qënë një ndër fitimprurësit por tashmë dhe me daljen e makinerive që janë të prodhuara nga fabrika ka rënë dhe puna. Dukë rënë puna në këtë zanat ka rënë dhe fuqia punëtore pasi çdo që sot po bëhet nga makineritë. Nga ky profesion në ditët e sotme nuk mun dtë kesh as pasuri por as përfitime. Unë e vazdoj më tepër për pasion.

A mendoni se tashmë ky profesion është drej zhdukjes?

“Ky profesion më vjen shumë keq, po shumë keq pasi se po vjen drejt zhdukjes.

Por mekanika pa kovaçin nuk bën dot, ende I qëndroj këtij mendimi. Banrët që jetojnë në fshatëra janë të detyruar që të shojnë në kovaçi qoftë për mjete në bujqësu që të punojë, qoftë një saldim një këputje, një kalitje do vijë në ustai.

Kostot që ju përdorni për materiale si hekuri a janë rritur në krahasim me vitet e kaluara, dhe nëse po, ju vetë a I keni rritur çmimet për shërbimin që jepni?

Fillimisht ne punojmë me zjarr dhe nuk është vetëm hekuri, por është dhe energjia është dhe qymyri, të cilat kanë pësuar një rritje shumë të madhë. Dy faktorët sipas meje gjtihmonë janë lufta në ukrainë dhe pandemia që erdhën njëra pas tjetrës dhe tani çmimet janë rritur për produktet bazë dhe nuk po ulen dhe pse këto dy faktorë janë drejt shuarjes. Deri më tani unë nuk I kam rritur çmimet, se më vjen keq dhe për fshatarët, por duke ndikuar dhe në ekonominë time familjare normalisht që çmimet dhe mundet të ngrihen.

Ju do të kishit dëshirë që këtë profesion t’ia trashëgonit pasardhësve tuaj?

Unë do të doja shumë që djali dhe nipi im ta trashëgojnë profesionin. Por duke qenë se ky profesion nuk sjell shumë përfitime do të  detyrohen që të vazhdojnë një shkollë dhe të marrin profesionin që ata kanë dëshirë. Unë ënormalisht me dëshirën time do të doja që ky profesion mos shuhej por mesa duket është drejt kësaj rruge dhe këtë e them me shumë keqardhje.

Denisa Kovaçi

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar