Kourkoulas: Ngjarjet e Përmetit të papranueshme

Kourkoulas: Ngjarjet e Përmetit të papranueshme

Zv.ministri i  jashtëm i Greqisë, Dhimitris Kourkoulas i ka cilësuar ngjarjet e Përmetit si të papranueshme. Në një intervistë për gazetën Eleftherotypia ai ka thkesuar se ‘’Ajo që është e vërtetë për  vendet e tjera , të cilat janë të interesuara për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, vlen edhe për Shqipërinë’’. Kourkoulas gjithashtu ka theksuar

Zv.ministri i  jashtëm i Greqisë, Dhimitris Kourkoulas i ka cilësuar ngjarjet e Përmetit si të papranueshme.

Në një intervistë për gazetën Eleftherotypia ai ka thkesuar se ‘’Ajo që është e vërtetë për  vendet e tjera , të cilat janë të interesuara për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, vlen edhe për Shqipërinë’’.

Kourkoulas gjithashtu ka theksuar se hyrja në BE kërkon harmonizim të ligjeve me frymën e normave  evropiane, ndërkohë që në lidhje me ngjarjet e Përmetit dhe nëse do të ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt  Bashkimit Evropian ai është shprehur: ‘’Ngjarjet e fundit në përmet janë të papranueshme. Ne kërkojmë thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe kjo besoj se është dhe dëshira e palës shqiptare, dhe shpresoj të jenë në gjendje të izolojnë incidentet për të mos minuar marrëdhëniet tona’’, ka përfunduar ai.

Me marrjen e presidencës së BE-së në janar ai ka theksuar se Greqia mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perendimor, si dhe do të fillojë negociatat për pranimin e Serbisë në BE.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar