Kosovën e pret vala e kthimit të emigrantëve

Brenda pak javësh Kosovën e pret vala e kthimit të shtetasve që në muajt e fundit kanë emigruar në rrugë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian. Sinjali lëshohet nga ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets, e cila ka thënë se ata që largohen drejt Perëndimit po mashtrohen, pasi nuk mund të përfitojnë azil

Brenda pak javësh Kosovën e pret vala e kthimit të shtetasve që në muajt e fundit kanë emigruar në rrugë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian. Sinjali lëshohet nga ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets, e cila ka thënë se ata që largohen drejt Perëndimit po mashtrohen, pasi nuk mund të përfitojnë azil në asnjë vend.

Viets në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se vendi i saj është përballur me shumëfishim të numrit të strehimkërkuesve nga Kosova, të cilët nuk kanë pothuajse asnjë mundësi që të sigurojnë qëndrim në Gjermani.

“Në muajin nëntor të vitit 2014 ishin 600 veta, në dhjetor ishin 1 956 dhe në janar 3 630. Përqindja e atyre që mund të përfitojnë është 1.1 apo 1.2 për qind. Kjo do të thotë se presim një valë të kthimeve brenda pak javësh dhe kjo do të jetë një sfidë për qeverinë”, ka thënë pos tjerash Viets.

Ambasadorja gjermane ka treguar se janë të shqetësuar me numrin e njerëzve që po ikin nga Kosova.

“Ata fatkeqësisht janë duke u mashtruar nga kontrabandistët me premtimet se do të gjejnë një jetë më të mirë. Ata po shesin edhe pasurinë e tyre në Kosovë duke u mbështetur në premtimet. Por, fakti është se ata do të kthehen dhe do të përballen me probleme akoma më të mëdha. Me lejoni të them diçka parimore në lidhje më këtë, duke marrë parasysh numrin e madh që dëshirojnë të vijnë në Gjermani dhe shtrojnë kërkesa për strehim. Kërkesa për strehim është një e drejtë politike por kjo nuk vlen për qytetarët e Kosovës. Ne e kuptojmë që ka kërkesa për strehim për shkak të varfërisë, por e dimë që ka edhe të tjerë që shtrojnë kërkesa për strehim dhe janë të përndjekur politikisht. Nëse ne do t’u jepnim strehim qytetarëve të Kosovës, atëherë nuk do të kishte mundësi për ata që më të vërtetë janë të përndjekur politikisht. Ne e dimë që qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për një gjë të tillë”, ka thënë ajo.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar