Kosovë, xhandarmëria serbe plagos 4 shqiptarë

Kosovë, xhandarmëria serbe plagos 4 shqiptarë

Katër shqiptarë janë plagosur mbrëmjen e së dielës në fshatin Mirofc të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur  në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Radio Televizioni i Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka konfirmuar rastin. Ai tha se dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave, ku dyshohet se kanë qenë

Katër shqiptarë janë plagosur mbrëmjen e së dielës në fshatin Mirofc të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur  në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Radio Televizioni i Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka konfirmuar rastin. Ai tha se dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave, ku dyshohet se kanë qenë duke prerë dru në mal.

Sipas tij, Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura.

Ndërsa mediat serbe raportojnë për së paku dy shqiptarë të plagosur në kufirin Kosovë-Serbi,nga përfaqësuesit e xhandarmërisë serbe dhe sipas komandantit të këtij njësiti serb, Bratislav Dikiq, shqiptarët kanë qenë duke prerë dru ilegalisht.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar