Kosovë-Turqi, përcaktohet çmimi i biletave

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka caktuar çmimet e biletave për ndeshjen 22 majit që kjo përfaqësuese do të luajë përballë Turqisë në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka debatuar për përgatitjet e deritashme për dy ndeshjet e radhës të përfaqësueses së Kosovës, kundër

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka caktuar çmimet e biletave për ndeshjen 22 majit që kjo përfaqësuese do të luajë përballë Turqisë në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka debatuar për përgatitjet e deritashme për dy ndeshjet e radhës të përfaqësueses së Kosovës, kundër Turqisë  më 21 maj dhe Senegalit më 25 maj.

Kurse, KE mori vendim edhe për çmimin e biletave për ndeshjen kundër Turqisë. “Biletat VIP do të kushtojnë 20 euro, për pjesën perëndimore 15 euro, në pjesën lindore 10 euro, ndërsa veri dhe jugu do të kushtojnë 5 euro”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“KE ka vendosur që për grupet e organizuara të tifozëve, deri në 100 bileta për secilin grup të kozerisë biletat të jenë 3 euro”, vazhdon njoftimi.

Ndërsa, këto biletat pritet të dalin në treg dy ose tre ditë para ndeshjes.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar