Kosovë, taksat e automjeteve mbushin arkën e shtetit

0

Qytetarët e Kosovës derdhin  mbi 40 milionë euro taksa në  buxhetin e shtetit nga pegesa për regjistrimin e automjeteve.

Vetëm një qytetar pagan  për taksa shtetërore 150 euro për të  regjistruar makinën.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Kosovë janë të regjistruara 272 mijë vetura.

Taksat shtetërore që qytetarët i paguajnë sipas përfaqësuesve të kompanive të sigurimeve janë: 25 euro vazhdim libreze, 40 euro taksë rrugore, 10 euro taksë ekologjike, 10 euro taksë komunale, 10 euro ndërrim libreze, 25 euro ndërrim pronari dhe 20 euro për tabela sipas  “Tribuna-së ”.

Në  buxhet derdhen rreth 80-100 milionë  euro në  vit  nga importi i automjeteve, ku sipas Doganave brenda një  viti në  Kosovë  hyjnë  18000-20000 automjete.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here