Qytetarët e Kosovës derdhin mbi 40 milionë euro taksa në buxhetin e shtetit nga pegesa për regjistrimin e automjeteve. Vetëm një qytetar pagan për taksa shtetërore 150 euro për të regjistruar makinën. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Kosovë janë të regjistruara 272 mijë vetura. Taksat shtetërore që qytetarët i paguajnë sipas përfaqësuesve të
Qytetarët e Kosovës derdhin mbi 40 milionë euro taksa në buxhetin e shtetit nga pegesa për regjistrimin e automjeteve.
Vetëm një qytetar pagan për taksa shtetërore 150 euro për të regjistruar makinën.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Kosovë janë të regjistruara 272 mijë vetura.
Taksat shtetërore që qytetarët i paguajnë sipas përfaqësuesve të kompanive të sigurimeve janë: 25 euro vazhdim libreze, 40 euro taksë rrugore, 10 euro taksë ekologjike, 10 euro taksë komunale, 10 euro ndërrim libreze, 25 euro ndërrim pronari dhe 20 euro për tabela sipas “Tribuna-së ”.
Në buxhet derdhen rreth 80-100 milionë euro në vit nga importi i automjeteve, ku sipas Doganave brenda një viti në Kosovë hyjnë 18000-20000 automjete.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *