Partitë serbe në Kosovë do të marrrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me pretendimin për të përmirësuar gjendjen e cialis free sample = viagra coupon = http://tadalafilonline-genericrx.com/ = canadian pharmacy trust reviews = what are viagra pills used for tyre në këtë shtet. Kryetar i Partisë Socialdemokrate, Sasa Dokic, thotë se gara e
Partitë serbe në Kosovë do të marrrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me pretendimin për të përmirësuar gjendjen e
tyre në këtë shtet.
Kryetar i Partisë Socialdemokrate, Sasa Dokic, thotë se gara e tyre është e fokusuar në dhjetë komuna me kandidat për asamblistë, ndërsa në një komunë me kandidat për kryetar.
Në Istog, kjo parti ka lidhur koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt, për të mbështetur Donika Kadaj-Bujupi
për kryetare.
Partia socialdemokrate, është parti trashëgimtare e ‘Partisë Socialdemokrate të Kosovës e Metohisë’ emri i sëcilës u ndërrua prej gjashtë muajsh dhe pas mbajtjes së një kuvendi të rregullt..
“Fillimisht dua ta demantoj se nuk jemi Parti Socialdemokrate e Kosovës dhe Metohisë, por vetëm Parti Socialdemokrate. Këtë kumtesë e kam nënshkruar ia kemi dhënë radio KIM-it, dhe i kemi kumtesat tona me shkrim dhe kisha dashur të ma dëshmon se në atë kumtesë me shkrim shkruan ajo që ju thoni. Unë e them me përgjegjësi që në atë tekst nuk shkruan, ashtu sa i përket Ramush Haradinajt, pra kisha dashur të ma dëshmoni, sepse unë mund të ua dëshmoj”, ka thënë Dokiç.
Përsa i përket koalicioneve , ai tha se kanë biseduar edhe me kryeministrin Hashim Thaçin, për një koalicion të mundshëm në Klinë dhe Rahovec, por ende nuk ka asgjë konkrete.
“Nuk e pranojë që jemi bashkësi, ne jemi popull. Populli serb me të drejtë pret përmirësim në dy segmente, kthimin e pronës dhe pasurisë që është uzurpuar që nga viti 1999 e deri më sot. E dyta shfrytëzimi i barabartë i gjuhës serbe në të gjitha institucionet e Kosovës, e treta, punësim i barabartë i popullit serb në të gjitha institucionet dhe firmat. Në Kushtetutën e Kosovës shkruan kështu”, ka thënë Dokic.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *