Kosovë-SHBA, firmosin marrëveshjen për asistencë

Kosovë-SHBA, firmosin marrëveshjen për asistencë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe shefja e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, kanë nënshkruan sot marrëveshjen për asistencë ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës. Me anë të kësaj marrëveshje Kosoava përfiton asistencë për Kuvendin, partitë politike dhe për qeverisje të mirë. Presidenca përmes një deklarate për shtyp njoftoi se fushat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe shefja e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, kanë nënshkruan sot marrëveshjen për asistencë ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës.

Me anë të kësaj marrëveshje Kosoava përfiton asistencë për Kuvendin, partitë politike dhe për qeverisje të mirë.

Presidenca përmes një deklarate për shtyp njoftoi se fushat programore që mbulohen me këtë marrëveshja janë: “Sundimi efektiv i ligjit”, “Baza makroekonomike për zhvillim”, ” Përmirësimi i ambientit afarist”, “Bujqësia”, “Lehtësimi i kredive dhe ndërmjetësimi financiar”, “Rinia, punësimi dhe pjesëmarrja”, ”Lidershipi transformues”, ” Zbutja e konfliktit”, “Energjia”, “Qeverisja e mirë“, ”Asistenca për Kuvendin” dhe “Mbështetja programore”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar