Kosovë, rritja e pagave me 14 për qind

Fondi Monetar Ndërkombëtar me publikimin e saj në lidhje me Kosovën ka nënvizuar se rritja e pagave për vitin 2014 nuk do të jetë më shumë se 14 për qind. Ministri i Financave, Besim Beqaj, nuk ka bërë ende me dije sa do të jetë kjo rritje e pagave për shërbyesit në institucionet e Kosovës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar me publikimin e saj në lidhje me Kosovën ka nënvizuar se rritja e pagave për vitin 2014 nuk do të jetë më shumë se 14 për qind.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, nuk ka bërë ende me dije sa do të jetë kjo rritje e pagave për shërbyesit në institucionet e Kosovës.

Ndërkohë, në projektbuxhetin për vitin 2014 përfshihen rreth 484 milionë euro në llogarinë e pagave, që janë 45 milionë më shumë sesa vitin e kaluar që ishin 439 milionë për paga.

Në publikimin e FMN-së, thuhet se analiza e përqindjes së saktë të rritjes së pagave nuk është caktuar, por parametrat e caktuar në buxhet sigurojnë rritjen e përgjithshme mesatare që nuk do të kalojë 14 për qind.

Në baza vjetore, rritja është e volitshme, ajo ndjek pagat nominale të vazhdueshme në vitin 2013 dhe 2014, por mbulon edhe 2015.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar