Kosovë, qytetarët tërheqin dokumentacionin për zgjedhjet

0

Zyra e Regjistrimit të Partive Politike dhe Certifikim ka  konfirmuar se subjektet politike, inciativa qytetare dhe  kandidatë të pavarur, kanë tërhequr dokumentacionin për të aplikuar për certifikim në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Gjithashtu, serbët e veriut kanë tërhequr dokumentacionin e nevojshëm për aplikim në zgjedhjet.

Udhëheqësja e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, Miradije Mavriqi  ka thënë se numri i atyre që i kanë sjellë të plotësuara dokumentet për certifikim është shumë i vogël, ndërsa nga veriu nuk rezulton të ketë asnjë.

“Jo, deri tani nuk ka aplikuar asnjë kandidat i pavarur, asnjë iniciativë qytetare dhe asnjë subjekt politik nga veriu. Dokumentacionin për certifikim e kanë marrë shumë edhe nga veriu i vendit. Nuk mund ta themi shifrën e saktë pasi që dokumentacioni për regjistrim dhe certifikim merret edhe në versionin online që e kemi në uebfaqe”, ka thënë Mavriqi.

/Rabihana Halili/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here