Kosovë, pritet emërimi i komandantit të policisë në veri të vendit

Kosovë, pritet emërimi i komandantit të policisë në veri të vendit

Sot emërohet komandanti i policisë  për katër stacionet në veri të vendit nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Emërimi do të bëhet në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thacci dhe kryeministrit Serb, Ivica Dacic. Komandanti i Policicë në veri të Kosovës do të emërohet serb dhe detyra

Sot emërohet komandanti i policisë  për katër stacionet në veri të vendit nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Emërimi do të bëhet në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thacci dhe kryeministrit Serb, Ivica Dacic.

Komandanti i Policicë në veri të Kosovës do të emërohet serb dhe detyra e tij do të përqëndrohet në zbatimin e pikave të marrëveshjes sicc është mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe heqja e barrikadave në atë pjesë.

Zyrtarë e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se në takim e fundit në mes kryeministrit Thaçi dhe atij serb  Dacic, ky i fundit ka paraqitur dëshmi konkrete që tregojnë se Serbia tashmë i ka ndërprerë pagesat për pjesëtarët e MUP-it që deri tani kanë vepruar në veri.

Gjithashtu janë paraqitur dëshmi për mbylljen e objekteve të strukturave serbe të sigurisë. Ndërkohë pala kosovare dhe ajo serbe së  kanë rënë dakord edhe për projektligjin për amnisti në mënyrë që banorët e veriut të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës me dokumente të Serbisë.

/Enkeleda Cami

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar