Kosovë, përfshihen në trafikimin e njerëzve zyrtarët qeveritar

Kosovë,  përfshihen në  trafikimin e njerëzve zyrtarët qeveritar

Me cilësimin e Kosovës si vend të  trafikimit dhe krimit të  organizuar dhe përfshirjen e zyrtarëve qeveritar në  këto krime, Komisioni i Sigurisë  së  Kuvendit të  Kosovës ka shprehur shqetësim ndaj raporteve të  Departamentit Amerikan të  Shtetit dhe raporti “Freedom House”. Kreu i Komisionit të sigurisë së Kuvendit të  Kosovës, Ahmet Isufi ka sugjeruar nga

Me cilësimin e Kosovës si vend të  trafikimit dhe krimit të  organizuar dhe përfshirjen e zyrtarëve qeveritar në  këto krime, Komisioni i Sigurisë  së  Kuvendit të  Kosovës ka shprehur shqetësim ndaj raporteve të  Departamentit Amerikan të  Shtetit dhe raporti “Freedom House”.

Kreu i Komisionit të sigurisë së Kuvendit të  Kosovës, Ahmet Isufi ka sugjeruar nga komisioni kërkimin e informatave shtesë  nga Ministria e Brendshme për trafikiim e drogave, trafikimin e njerëzve dhe krimin e organizuar.

Ndërsa anëtari i Komisionit nga radhët e PDK-së , Fatmir Xhelili sugjeron që  Gjyqësori dhe Prokuroria të  rrisin dënimet, por kjo është kundërshtuar nga Rexhep Selimi i cili është  shprehur se Komisioni mund të  kërkoj përgjegjësi vetëm nga institucionet që  i mbikqyrëse, dhe jo të  ndërhyjnë  në  pushtetet e tjera.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar