Kosovë: Një person u shpall fajtor për lëndë nakotike

Kosovë: Një person u shpall fajtor për lëndë nakotike

Një person u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike dhe substancave të rrezikshme psikotropike. Vendimi u morë nga një gjyqtar i EULEX-it si kryetar i trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. I akuzuari e pranoi fajësinë gjatë dëgjimit fillestar, kurse gjyqtari e dënoi atë me një vit

Një person u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike dhe substancave të rrezikshme psikotropike.

Vendimi u morë nga një gjyqtar i EULEX-it si kryetar i trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

I akuzuari e pranoi fajësinë gjatë dëgjimit fillestar, kurse gjyqtari e dënoi atë me një vit e tre muaj burg si dhe me gjobë prej katërqind e pesëdhjetë euro.

Të pandehurit do ti llogaritet si pjesë e dënimit me burg edhe qëndrimi në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej 21 maj 2008 deri më 11 qershor 2009.

Rasti në fjalë është ndjekur penalisht nga prokurori i Ekipit të EULEX-it.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar