Kosovë, ngjashmëri e madhe mes zgjedhjeve të vitit 2010 dhe 2014

0

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara dje në Kosovë duket tepër interesant nëse krahasohet me ato të zhvilluara për herë të fundit në 2010.

Kur numërimi po shkon drejt fundit, rezultatet mes këtyre zgjedhjeve janë thuajse të ngjashme, megjithëse gjatë këtyre viteve janë shtuar edhe 100 mijë votues të rinj.

PDK në vitin 2010 kishte 224,339 vota, tani ka 220,516, pra rreth 4,000 më pak;

LDK i kishte 172,552, tani ka 184,474, pra rreth 12,000 më shumë;

VV i kishte 88,652, tani ka 96,991, pra rreth 8,300 më shumë;

AAK i kishte 77,130, tani ka 68,133, pra rreth 9,000 më pak;

AKR i kishte 50,951, tani ka 33,347, pra rreth 17,400 më pak.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here