Kosovë: Miratohet Projektligji për amnistinë

Kosovë: Miratohet Projektligji për amnistinë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Amnisti me 91 vota pro 17 kundër dhe asnjë abstenim. Seanca do të vijojë më tej në orën 15:00 ku Ligji për Amnistine do të votohet nen për nen. Të gjitha partitë politike në Kosovë e mbështesin Projektligjin për amnisti, me përjashtim të VV-së e cila u

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Amnisti me 91 vota pro 17 kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca do të vijojë më tej në orën 15:00 ku Ligji për Amnistine do të votohet nen për nen.

Të gjitha partitë politike në Kosovë e mbështesin Projektligjin për amnisti, me përjashtim të VV-së e cila u shpreh se ky Projektligj është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë që deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë diskutimet në Kuvend lidhur me Projektligjin për Amnisti.

Behar Selimi nga Grupi parlamentar i PDK-së theksoi se ky grup është pro Projektligjit për amnisti vetëm pasi arritën të hiqnin me konsesnus nenin 3/

Nga ana tjetër, Haki Demolli nga Grupi parlamentar i LDK-së tha se LDK e përkrahu aprovimin e këtij ligji pasi është ndërmarrë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Heqja e nenit 3 me kërkesë të LDK-së ka qenë një arsye shumë e fortë që i ka bërë ata të përkrahin ligjin për amnisti.

Ndryshe, nga PDK, LDK, AAK e AKR, mendojnë deputetët e Vetëvendosjes.

Ndërkohë, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje deklaroi se Projektligji për amnisti është në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Sipas saj, me largimin e nenit 3 Projektligji nuk ka pësuar ndryshime substanciale.

Ajo tha se me këtë Projektligj janë shpërfillur të gjitha procedurat e Kuvendit, vetëm për t’u ndier mirë Daçiç dhe kjo sipas tij është për të ardhur keq.

Për të tepër sipas saj, Projektligji është edhe kundërkushtetues.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar