Kosova, vendi me të ardhurat më të ulëta për banor në rajon

Kosova, vendi me të ardhurat më të ulëta për banor në rajon

Kosova është vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, një banori në Kosovë i takojnë mesatarisht 2.701 euro në vit. Ndërsa rritja reale e Produktit të Brenshsëm Bruto është më e shpejta në rajon. Por për ekspertin e ekonomisë, Alban Hashani, kjo nuk mjafton për

Kosova është vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, një banori në Kosovë i takojnë mesatarisht 2.701 euro në vit. Ndërsa rritja reale e Produktit të Brenshsëm Bruto është më e shpejta në rajon.

Por për ekspertin e ekonomisë, Alban Hashani, kjo nuk mjafton për të arritur vendet e rajonit. Sipas tij, politikat ekonomike aktuale nuk po shkojnë në favor të sektorit privat që është mundësia më e mirë për fuqizimin e ekonomisë së vendit.

‘‘Rritja ekonomike është e bazuar në sektorin publik dhe ky nuk është një burim i qëndrueshëm. Investimet private kanë shënuar rënie në 2.2 për qind dhe të gjithë treguesit e GDP-së kanë rënë gjithashtu’’, shprehet Hashani.

Të njëjtin vlerësim bën edhe profesori i ekonomisë, Isa Tahiri, i cili thotë se të ardhurat vjetore në Kosovë, një shtet që ka 14 vjet që ka dalë nga lufta, janë më të ulëta se ato të Afganistanit, shtet ende në luftë.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar