Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Transparency International me seli në Berlin, gjysma e të anketuarve besojnë se ai është përkeqësuar në vendet e tyre. Por, monitorimi i kryer nga organizata, thotë se afro 90% e të të anketuarve janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin, duke nënshkruar peticione dhe duke protestuar, transmeton rel njoftimin. Më
Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Transparency International me seli në Berlin, gjysma e të anketuarve besojnë se ai është përkeqësuar në vendet e tyre.
Por, monitorimi i kryer nga organizata, thotë se afro 90% e të të anketuarve janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin, duke nënshkruar peticione dhe duke protestuar, transmeton rel njoftimin.
Më tepër se një e katërta e të anketuarve në gjithë botën, kanë raportuar se kanë paguar ryshfet në vitin e fundit, përfshirë më se 40% në Afganistan dhe Kirgizi, më se 30% në
Kazakistan dhe Ukrainë dhe më se 20% në Irak dhe Serbi.
Në Kosovë dhe Maqedoni 15 – 19.9% të të anketuarve kanë thënë se kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit, në njërin nga sektorët e policisë, judikaturës, regjistrimit, pronësisë, mjekësisë, arsimit, tatimit dhe shërbimeve.
Më pak se 5% kanë paguar ryshfet në Gjeorgji.
Barometri Global i Korrupsionit 2013 është mbështetur në intervistat me 114 mijë njerëz në 107 vende.
Partitë politike konsiderohen institucionet më të korruptuara në pjesën më të madhe të vendeve.
/Ariglon Pali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *