Kosova së shpejti me letërnjoftime elektronike

Kosova së shpejti me letërnjoftime elektronike

Qeveria e Kosovës planifikon që të furnizohet me 1 milion e 700 mijë letërnjoftime elektronike për 36 muajt e ardhshëm. Lajmi vjen nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë e cila nga fillimi i kësaj jave ka nisur të shqyrtojë ofertat e tri kompanive konkurruese për të fituar tenderin për furnizim me letërnjoftime elektronike.

Qeveria e Kosovës planifikon që të furnizohet me 1 milion e 700 mijë letërnjoftime elektronike për 36 muajt e ardhshëm.

Lajmi vjen nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë e cila nga fillimi i kësaj jave ka nisur të shqyrtojë ofertat e tri kompanive konkurruese për të fituar tenderin për furnizim me letërnjoftime elektronike.

42 kompani vendore e ndërkombëtare kanë shprehur interesim për të konkurruar në tender por vetëm tri e kanë bërë këtë. Afati i dorëzimit të sasisë së parë prej 50.000 copash dhe funksionalizimi i sistemeve për identifikim do të vlerësohet me 10 pikë, kurse çmimi i ofruar me 90 pikë

Ministria hapi të premten, më 31 maj, ofertat për tenderin “Furnizimi me letërnjoftime elektronike dhe sisteme (softuerë dhe harduerë) për personalizimin e letërnjoftimeve”, kurse vlerësimi ka nisur nga e hëna.

Një nga ofruesit është edhe kompania gjermane “Giesecke & Devrient” që është kontraktuar për prodhimin e pasaportave biometrike. Kompania me seli në Munich, më 24 prill 2013, nënshkroi kontratë me MPB për furnizim me pasaporta elektronike, pasi fitoi tenderin e shpallur nga autoritetet kosovare në janar të këtij viti. Kontrata parasheh furnizimin me 800 mijë pasaporta elektronike në 36 muajt e ardhshëm dhe ka vlerën e 6 milion e 600 mijë eurove.

 

 

/ Romina Qama /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar