Kosova nis me shtetësinë më 2 Korrik

Kosova nis me shtetësinë më 2 Korrik

Shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990 është ndër ngjarjet më të rëndësishme juridike dhe politike pas shpërbërjes së sistemit njëpartiak në Kosovën e fillim viteve të nëntëdhjeta, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi. Thaçi ka vlerësuar se ai ka qenë një nga aktet më të rëndësishme për mbarë Kosovën dhe se me të u

Shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990 është ndër ngjarjet më të rëndësishme juridike dhe politike pas shpërbërjes së sistemit njëpartiak në Kosovën e fillim viteve të nëntëdhjeta, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi.

Thaçi ka vlerësuar se ai ka qenë një nga aktet më të rëndësishme për mbarë Kosovën dhe se me të u shpreh vullneti i lirë i popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi politike dhe juridike nga pushtimi jugosllav dhe serb njëkohësisht.

Në prononcimin e tij për mediat kryeministri Thaçi ka thënë: “Deklarata Kushtetuese ishte akt i guximit qytetar dhe patriotik për kohën kur Kosova realisht nuk pranonte degradimin kushtetues, ndrydhjen e lirive dhe të drejtave si dhe mënjanimin e shqiptarëve nga jeta institucionale.”

Shteti dhe populli i Kosovës ka kaluar në shumë ngjarje të rëndësishme historike, si shpallja e  Deklaratës Kushtetues deri në çlirimin përfundimtar.

“Vullneti i qytetarëve të Kosovës më në fund u kurorëzua me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, dhe sot Kosova është shtet demokratik dhe sovran i njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të botës”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar