Kosova miraton largimin e EULEX-it

Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit. Rezoluta nxjerr disa rekomandime, sipas të cilave qeveria e Kosovës autorizohet të përgatisë planin e vet tranzicional deri më 1 shtator për t’i marrë përgjegjësitë nga misioni i EULEX-it,

Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit.

Rezoluta nxjerr disa rekomandime, sipas të cilave qeveria e Kosovës autorizohet të përgatisë planin e vet tranzicional deri më 1 shtator për t’i marrë përgjegjësitë nga misioni i EULEX-it, nga qershori i vitit 2014, kur këtij misioni, sipas vendimeve të fundit të BE-së, i skadon mandati, raporton REL.

Ndonëse Bashkimi Evropian e ka lënë të hapur mundësinë që misionit të EULEX-it t‘i vazhdohet mandati edhe pas vitit 2014, Rezoluta e Kuvendit parasheh fundin e mandatit të tij pas pakënaqësive të shumta me rolin, që ky mision po luan në trajtimin, hetimin dhe gjykimin e rasteve të cilësuara si krime lufte.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar