Kosova merr sot raportin-progresit për vitin 2014

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dorëzon raportin-progresit 2014 për Kosovën në një takim sot te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga. Pranimin zyrtar të raportit-progresit do ta bëjë më pas edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Pranimi i raportit-progresit do të pasohet me mbledhjen e qeverisë së Republikës së Kosovës. Raporti i

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dorëzon raportin-progresit 2014 për Kosovën në një takim sot te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.

Pranimin zyrtar të raportit-progresit do ta bëjë më pas edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Pranimi i raportit-progresit do të pasohet me mbledhjen e qeverisë së Republikës së Kosovës.

Raporti i Progresit për vitin 2013 detajonte përparimin e gjithanshëm të Kosovës dhe vlerëson reformat që vendi ka ndërmarrë në kuadër të anëtarësimit në BE. Zhbogar ka thënë se raporti-progresit vlerësoi pozitivisht punën e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, që udhëhiqet nga Presidentja në ndërtimin e konsensusit kombëtar.

Presidentja Jahjaga është shprehur  se është e kënaqur me arritjet në kuadër të axhendës evropiane dhe se do të përkushtohet, që prioritetet e identifikuara në raport do të adresohen me seriozitet nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj.

/Arjola Hajdini/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar