Kosova: Gratë shtatzëna me kartë shëndeti

Kosova: Gratë shtatzëna me kartë shëndeti

Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ka hedhur idenë që gratë shtatzëna të pajisen me kartë shëndeti. Gjatë një takimi me përfaqësues të organizatës “Save the children”, ai tha se kjo kartë do të jetë një mbështetje për nënat e reja, gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. “Kjo kartë shëndeti do të çojë në lehtësimin e procedurave

Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ka hedhur idenë që gratë shtatzëna të pajisen me kartë shëndeti.

Gjatë një takimi me përfaqësues të organizatës “Save the children”, ai tha se kjo kartë do të jetë një mbështetje për nënat e reja, gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. “Kjo kartë shëndeti do të çojë në lehtësimin e procedurave të dokumentacionit, që duhet plotësuar në ekzaminimet ekografike dhe laboratorike”, tha Kosova.

Në këtë takim u prezantua raporti i “Save the children” për “Situata e nënave në botë”, që prezanton dhe gjetje në lidhje me situatën e nënave në Shqipëri.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua dhe bashkëpunimi i ardhshëm dhe mundësitë konkrete të partneritetit në fushën e kujdesit me një focus më të veçantë komunitetet vulnerabël.

Karta e shëndetit pritet të jetë një nga bashkëpunimet më të afërta.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar