Kosova shënon sot 6 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar dhe gjithë shtetasit e Kosovës, janë parashikuar të zhvillohen homazhe te të rënët për liri dhe te ata që punuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, sikurse janë paraparë edhe aktivitete të tjera. Agjenda shtetërore nis me
Kosova shënon sot 6 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar dhe gjithë shtetasit e Kosovës, janë parashikuar të zhvillohen homazhe te të rënët për liri dhe te ata që punuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, sikurse janë paraparë edhe aktivitete të tjera.
Agjenda shtetërore nis me homazhet para varrit të presidentit Ibrahim Rugova, në orën 9:00. Një orë më pas, në orën 10:00 do të bëhen homazhe para varrezave të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban mbledhjen solemne në orën 11:00. Në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet Manifestim Qendror, me pjesëmarrje të njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues dhe bëhet parakalimi i efektivave të tyre
Në orën 12:45, në organizim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet pritje solemne në Hotelin Grand. Në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert për fëmijë. Ndërsa në mbrëmje, në orën 20:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert me këngëtarët më të njohur të vendit.
Në orën 22:30, pas përfundimit të koncertit, bëhet ndezja e fishekzjarrëve. Ndërkohë në komunat e Republikës së Kosovës janë paralajmëruar homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës, si dhe seanca solemne në Kuvendet e Komunave. Në mbrëmje organizohen koncerte në sheshet e qyteteve, dhe në përfundim bëhet ndezja e fishekzjarrëve.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *