Kosova duhet të presë dy vitë për kodin +383

Kosova duhet të presë dy vitë për kodin +383

Kosova mund ta marrë përfundimisht kodin telefonik ndërkombëtar +383 nga janari i vitit 2015. Sıpas zgjidhjes së pajtuar në takimet e fundit teknike të delegacioneve në Prishtinë dhe Beograd, për kodin e Kosovës tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit – ITU, për shkak të pengesave ligjore ndërkombëtare, do të aplikoj ndonjë nga vendet si Austria, Italia

Kosova mund ta marrë përfundimisht kodin telefonik ndërkombëtar +383 nga janari i vitit 2015.

Sıpas zgjidhjes së pajtuar në takimet e fundit teknike të delegacioneve në Prishtinë dhe Beograd, për kodin e Kosovës tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit – ITU, për shkak të pengesave ligjore ndërkombëtare, do të aplikoj ndonjë nga vendet si Austria, Italia apo Suedia gjatë kësaj vjeshte.

Mirëpo, procedurat mund të zgjasin dhe ky kod do të mund të vihet në aplikim për Kosovën nga janari i vitit 2015.

Ideja që një vend i tretë të garojë për kodin e Kosovës, ka dalë pas propozimit të Beogradit që Serbia të aplikojë për kodin dhe të njëjtin t’ia jap më pas Kosovës.
Prishtina ka refuzuar këtë propozim të Beogradit dhe ka kërkuar që këtë punë ta kryej përmes Shqipërisë.

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar