Kosova drejt MSA-së, sot takimi i parë

0

Sot në Prishtinë do të mbahet takimi i parë përgatitor në fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e vlerëson MSA-në si të sukseshëm për shtetin e Kosovës.

Ministrja shprehet se institucionet e vendit do t’i përmbushin kriteret e nevojshme, në mënyrë që negociatat për MSA-në të fillojnë në vjeshtë dhe të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Takimi i sotshëm është një takim përgatitor për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Ajo tha se deri më tani është bërë vlerësimi i përafrimit të legjislacionit dhe trajnimi i stafit që do të negociojë për MSA-në

“Kemi krijuar ekipin negociator, kemi bërë vlerësimin e përafrimit të legjislacionit dhe ndikimit të marrëveshjes tregtare si pjesë esenciale e MSA-së, si dhe është bërë trajnimi i stafit që do të negociojë për MSA-në”, është shprehur Çitaku.

“Përveç Ministrisë së Integrimit Evropian rol të rëndësishëm në procesin e negociatave kanë edhe Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe ministritë e tjera”, ka deklaruar Çitaku.

 

/Rabihana Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here