Kosova do të ketë ambasadë në Mal të Zi

Kosova do të ketë ambasadë në Mal të Zi

Kosova do të ketë së shpejti ambasadën e saj në Mal të Zi. Njoftimi është bërë nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Pas një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin, njëherazi ministër i Punëve të Jashtme dhe i Integrimeve Europiane në Malin e Zi, Igor Luksic, Hoxhaj është shprehur se kjo gjë do të

Kosova do të ketë së shpejti ambasadën e saj në Mal të Zi. Njoftimi është bërë nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Pas një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin, njëherazi ministër i Punëve të Jashtme dhe i Integrimeve Europiane në Malin e Zi, Igor Luksic, Hoxhaj është shprehur se kjo gjë do të thellojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ministri kosovar, duke iu referuar edhe njohjes së shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga ana e Malit të Zi, i ka cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si shumë të mira.

“Ne u pajtuam që në një periudhë shumë të shkurtër të hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë dhe Ambasada e Malit të Zi në Prishtinë. Kjo do të shënon një kapitull të ri në thëllimin e marrëdhënieve dhe miqësisë ndërmjet dy popujve dhe dy shteteve”, shkruan Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

 /Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar