Kosova dhe Shqipëria firmosin për linjën 400 kv

0

Kosova dhe Shqipëria kanë firmosur zbatimin e projektit për ndërtimin e linjës 400 kv. Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Fadil Ismajili gjatë konferencës “Tregu energjitik në Evropën Juglindore 2013” të organizuar nga Evroenergie.

Në këtë konferencë u theksua se sigurimi me energji elektrike është një faktor kryesor dhe esencial për zhvillimin ekonomik. Të pranishëm në këtë konferencë ishin ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, koordinatori i GIZ-it, Reinhard Trenkle, udhëheqësi i shitjeve të rrjetit, E.ON Mitte AG, Sven Nuhn dhe përfaqësues të sektorit të energjisë nga shtete të ndryshme.

Ministria Kosovare e Zhvillimit Ekonimik është duke e rishikuar në mënyrë intensive edhe Strategjinë e Energjisë, me një qasje që iu përgjigjet nevojave të reja, një strukture të zhvillimit të energjisë elektrike në Evropë dhe më gjerë, e cila lë hapur mundësinë për të gjithë ata që janë të interesuar për të investuar në Kosovë deklaroi Fadil Ismaili.

Ai gjithashtu shtoi se për këtë ministri mbështetja e mekanizmave ndërkombëtare është kruciale.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here