Kosova çel Javën e Tolerancës

Kosova çel Javën e Tolerancës

Ditën e sotme Kosova do të presë mysafirë nga më shumë se 50 shtete, me rastin e Javës së Tolerancës. 300 personalitete të fushave të ndryshme do të mbërrijnë në shtetin e Kosovës, ku pritet të qëndrojnë deri më 26 maj. Kosova do të marrë Gurin e saj për Paqe, i cili në një ceremoni

Ditën e sotme Kosova do të presë mysafirë nga më shumë se 50 shtete, me rastin e Javës së Tolerancës. 300 personalitete të fushave të ndryshme do të mbërrijnë në shtetin e Kosovës, ku pritet të qëndrojnë deri më 26 maj.

Kosova do të marrë Gurin e saj për Paqe, i cili në një ceremoni të posaçme nga Presidentja Atifete Jahjaga do të vendoset në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, duke iu bashkuar kështu grupit të qyteteve, që kanë nderuar viktimat e luftës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në komunikatën e saj për shtyp ka theksuar se respekti dhe mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve fetare është një prioritet i rëndësishëm për Kosovën, duke pasur parasysh historinë e gjatë të diversitetit fetar në vend dhe trashëgiminë historike, sidomos atë të viteve të fundit.

Në agjendën e Javës së Tolerancës më 23 maj parashikohet edhe përurimi i Monumentit të Holokaustit nga kryeministri Hashim Thaçi, në vendin ku ndodhej sinagoga e fundit herreje në Prishtinës. Kosova  do të ndajë me të pranishmit kodin shqiptar të Besës ose “të nderit”, falë të cilit shumë myslimanë shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Konferenca ndërfetare  e 24 majit, e cila do të zhvillohet në Pejë, do të një forum i rëndësishëm për debat dhe dialog kritik për çështjet ndërfetare. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, së bashku me organizata ekumenike nga Kosova dhe Britania e Madhe, do të jenë mikpritës të 160 mysafirëve, duke përfshirë edhe prijësit e komuniteteve dhe ekspertë nga 42 shtete për të diskutuar mbi çështjet e dialogut ndërfetar në Evropë dhe në botë.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar