Kosova anëtarësohet në Komisionin e Venedikut

Kosova është anëtare e Komisionit të Venedikut dhe ky fakt përbën hapin final drejt aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përshëndeti aktin dhe falenderoi shtetet anëtare për përkrahjen. Ai tha se ky anëtarësim nënkupton ngritje të kosovës në rrafshin ndërkombëtar. “Ky është një hap i rëndësishëm për

Kosova është anëtare e Komisionit të Venedikut dhe ky fakt përbën hapin final drejt aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përshëndeti aktin dhe falenderoi shtetet anëtare për përkrahjen. Ai tha se ky anëtarësim nënkupton ngritje të kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

“Ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës si një prej institucioneve kyçe panevropiane drejt integrimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian. Me këtë anëtarësim, Kosova do të përfitoj drejtpërdrejt në rrafshin e forcimit të mëtejshëm të demokracisë, reformave kushtetuese dhe zgjedhore”, tha Hoxhaj.

Ministri falenderoi edhe shoqërinë civile për mbështetjen e dhënë në përmirësimin e standardeve të shtetit.

Anëtarësimin e komentoi edhe Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook (Fejsbuk).

“Me shumicë votash, pas një lobimi tonë të gjatë të diplomatëve tonë në Strasbourg dhe Prishtinë dhe me ndihmën e partnerëve, u votua anëtarësimi i Kosovës në organizatën kryesore të interpretimit ligjor në Europë. Falënderoj miqtë e Kosovës për ndihmë. Vazhdojmë tutje!”, shkruan Thaçi.

Anëtarësimi ndodhi dje dhe mori votat e 35 shteteve.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar