Korea Veriut kërkon negociata me Jugun

0

Korea Veriore i propozon Koresë së Jugut rihapjen e bisedimeve për një varg çështjesh të rëndësishme dhe me interes të dyanshëm. Të dy Koretë kanë kaluar tensione të shumta ushtarake në muajt e fundit si pasojë e testeve bërthamore nga veriorët.

Propozimi i papritur, iu dorëzua Komitetit për Bashkimin Paqësor të Koresë dhe përmban pika si rihapja e fabrikës në zonën kufitare, e deri tek bashkimi familjar ndërkufitar.

Megjithatë, Komiteti për Bashkim, një institucion shtetëror i veriut, në pritje të përgjigjes së palës jugore nuk ka saktësuar se në çfarë niveli bisedimet mund të zhvillohen.

 

/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here