Korea Veriore dhe Jugore drejt bashkëbisedimit

0

Korea Veriore dhe ajo Jugore kanë rënë dakord që të mbajnë një takim të nivelit të lartë këtë javë në Seul. Ky takim synon rindërtimin e besimit pas një kohe të gjatë për kërcënime të luftës bërthamore.

Takimi dy ditor do të fillojë të mërkurën dhe në fokus është në një projekt bashkëpunimi, përfshirë rifillimin e punimeve në fabrikën e përbashkët, simboli i vetëm i mbetur i afrimit ndër-korean.

Marrëveshja për të mbajtur takimin u shpall në një deklaratë ditën e hënë në mëngjes nga Korea Jugore.

/Irida Vata/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here